Ebu Bekri (radijAllahu anhu) është shoqëruar me Pejgamberin (salAllahu alejhi ve selem) njëzet vjet më shumë se Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) , dhe patjetër të ketë ndëgjuar më shumë hadithe sesa Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) .
Ndërsa Ebu Hurejre (radijAllahu anhu)  ka treguar më shumë Hadithe sesa Ebu Bekri (radijAllahu anhu), por nuk ka ditur më shumë hadithe se ai, sepse Ebu Bekri (radijAllahu anhu) ishte i preokupuar me kalifatin dhe kontaktet me të ishin më pak, e gjithashtu edhe kontaktet e tij me njerëzit ishin më pak.
Ndërsa Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) ka jetuar gjatë pas tij, kështu që njerëzit kanë marrur më shumë prej tij.

Autor: Imam Uthejmini
Burimi: “Sherhu Sahihil Buhari”, 1/318