Transmetohet nga Ebi Ejub el-Ensarij (Allahu qoftë i  kënaqur prej tij) se i Dërguari  (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë :
“Ai i cili e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me gjashtë ditë (agjërim) nga Shevali , është sikur ka agjëruar tërë vitin.”
Transmeton Muslimi(1164) dhe të tjëret

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e tij të Sahih Muslimit (8/56) thotë ,” Kanë thënë dijetarët e medhhebit tonë (shafi): “Më e mira është që të agjërohet gjashtë ditë rreth pas ditës së Bajramit , por nëse i agjëron të shpërndara ato ditë ose e vonon dhe agjëron nga fundi i muajit të shevalit e jo nga fillimi , besimtari e ka arritur mirësine e pasimit sepse konsiderohet që e ka pasuar agjërimin me gjashtë ditë nga muaji i Shevalit”

Në librin”Revdatu Nedije”1/555 thuhet : agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit , sido që të jetë nga fillimi, mesi apo fundi i tij dhe nuk është kusht që të agjërohet rresht .
E, mes agjërimit të Ramazanit dhe agjërimit të tyre edhe vetëm dita e Bajramit , megjithse më e mira është e para ,që e ndan agjërimin e Ramazanit dhe agjërimin e Shevalit vetëm se dita e Bajramit, agjërimi i së cilës nuk lejohet .
Pa dyshim qe kjo është më e mira.

Porse nuk mund të themi se shpërblimin e merrr vetëm nëse bëhet në këtë mënyrë , sepse ai që agjëron gjashtë ditë nga fundi i Shevalit e ka pasuar Ramazanin me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit dhe pa dyshim kjo është ajo që kërkohet.

Imam Neveviu në shpjegimin e tij të Sahihu Muslim (8/56) ka thënë dijetarët kanë thënë: “ Kjo konsiderohet sikur ka argjëruar gjithë vitin sepse puna e mirë shpërblehet me dhjetë si ajo agjërimi i muajit të Ramazanit është i barabart me dhjetë muaj, kurse gjashtë ditët e Shevalit me dy muaj dhe kjo është transmetuar në hadithin që ngrihet deri te Pejgamberi ( sal-lAllahu alejhi ve se-lem) në librin e Nesait.
Ndoshta ai , Allahu e mëshirofte , ka për qëllim fjalën e Pejgamberit (sa-lAllahu alejhi ve sel-lem”: “Allahu e ka shpërblyer punën e mirë me dhjetë si ajo një muaj është sa dhjetë muaj dhe agjërimi i gjashtë ditëve pas Bajramit plotësojnë vitin “Hadithi sahih, Sahihut-tergibi vet- Terhib”(993).