Koha e namazit të sabahut Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selam, ka thënë:”Koha për namazin e sabahut zgjat prej fillimit  të para-agut, për sa kohë që dielli të mos ketë filluar të ngrihet.
Kur dielli fillon të ngrihet,  mos u fal, sepse ngrihet mes dy brinjëve të Shejtanit”.
Koha për namazin e sabahut, fillon me shfaqjen e agut të dytë [el-fexhr el-thanij] dhe përfundon  kur dielli fillon të lindë.
Agu i dytë është shkëlqimi që shfaqet përgjatë horizontit, në lindje, dhe  shtrihet prej veriut deri në jug. Agu i parë [el-fexhr el-euel] ndodh afërsisht një orë përpara të  dytit, dhe mes këtyre dyve ka dallim:
Në agun e parë, shkëlqimi shtrihet prej lindjes në perëndim, kurse në agun e dytë shtrihet prej  veriut në jug.
Agu i parë pasohet nga errësira, domethënë, shkëlqimi zgjat për një periudhë të shkurtë, pastaj bëhet terr; agu i dytë nuk pasohet nga errësira, por drita vjen duke u shtuar.
Agu i dytë është i lidhur me horizontin, pa pasur errësirë mes horizontit dhe agut, kurse agu i parë është i ndarë nga horizonti, me errësirë mes agut dhe horizontit

Autor: Imam Uthejmini