Studime

Ruhuni nga përfundimi i keq i fyerjes së Profetit Muhamed!

04 Feb 2026

           



            Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit



 



"Vërtet, ai që të urren ty (Muhamed), ai është vetë i shuar" (El-Keuther, 3)



 



Falënderimi i takon Allahut. Bekimet, lavdërimet dhe paqja qofshin mbi Profetin Muhamed!



Disa miq më kanë kërkuar të reagoj ndaj atyre që po e fyejnë të madhin e njerëzimit, më të mirën e krijesave, të dashurin tonë, Profetin Muhamed (lavdërimet, bekimet dhe paqja qofshin për të). S’ka dyshim se për ne muslimanët fyerja e Profetit Muhamed është më e rëndë sesa të na fyejnë neve, prindërit tonë, bashkëshortet tona dhe fëmijët tonë. Madje muslimanët nuk pranojnë të fyhet asnjë profet, përfshi edhe Musai ((a.s.)) dhe Isai ((a.s.)). Ne i besojmë dhe i nderojmë të gjithë profetët. Ne nuk pranojmë që dikush të fyejë gratë e nderuara si Merjemen, nënën e Isait ((a.s.)), Fatimen (r.a.), bijën e Profetit Muhamed (s.a.u.s.). Po ashtu ne nuk pranojmë që dikush të fyejë gratë e Profetit Muhamed (s.a.u.s.), që janë nëna për të gjithë besimtarët myslimanë, si: Hatixhen (r.a.), Aishen (r.a.).



Ne na mëson feja jonë që të sillemi mirë me bashkëqytetarët e këtij vendi, që i përkasin një feja apo një bindjeje tjetër. Ne na mëson feja t’u bëjmë mirë atyre, të jetojmë në paqe me ta, të jemi tolerantë në marrëdhëniet me ta, të komunikojmë mirë me ta dhe të mos i fyejmë ata. Kështu, ne do t’i respektojmë normat e qytetarisë dhe ne nuk do t’i fyejmë ithtarët e feve të tjera. Por ne do të dialogojmë në mënyrën më të mirë, duke thirrur në të vërtetën, që e besojmë, dhe duke mbrojtur qëndrimin tonë.



            Paralajmërimi që bën Allahu i Lartësuar në Kuran e Madhërishëm për mallkimin, shuarjen dhe ndëshkimin e atyre që e fyejnë Profetin Muhamed (s.a.u.s.) është përgjigja më e mirë që ne mund t’u japin atyre që e fyejnë këtë Profet me ndonjë punim letrar, roman, shkrim, karikatur, emision televiziv, film, postim a koment në rrjetet sociale, etj. Allahu i lartësuar thotë: “Pa dyshim, ata që fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i mallkon në këtë botë dhe në tjetrën. Ai ka përgatitur për ta ndëshkim poshtërues.” (El-Ahzab, 57). Në këtë citat kuranor paralajmërohen ata që e fyejnë Profetin Muhamed (s.a.u.s.) me ndonjë fjalë fyese apo veprim fyes për dëbim nga mëshira e Zotit dhë nga çdo e mirë, si në këtë botë edhe në botën tjetër. Ata do të kenë edhe ndëshkim poshtërues.



Në një vend tjetër në Kuran Allahu i Lartësuar thotë: "Vërtet, ai që të urren ty (Muhamed), ai është vetë i shuar" (El-Keuther, 3). Ky ajet e paralajmëron çdokënd që e urren Profetin Muhamed (s.a.u.s.) dhe nuk heq dorë nga urrejtja se do të jetë fatzi, do të ketë përfundim të keq, do të privohet nga çdo mirësi. Dhe në realitet të gjitha ata që e kanë urrer Profetin Muhamed (s.a.u.s.) gjatë jetës së tij dhe më pas, duke mos heq dorë nga kjo urrejtje, janë shuar. Ata kanë pasur përfundim të keq që në këtë botë. Ndër ata që Allahu i Lartësuar i ka ndëshuar me përfundim të zi për shkak se kanë urrejtur Profetin Muhamed (s.a.u.s.) janë: Ebu Xhehli, Ebu Lehebi, As Ibn Vail, Kab Ibn Eshref. Para pak vitesh u shua me një përfundim të keq Kastriot Myftaraj, i cili qe një urrejtës i Profetit Muhamed (s.a.u.s.). Përfundimi i keq i këtyre duhet të shërbej si mësim dhe paralajmërim për këdo që e urren Profetin (s.a.u.s.).



Ngadhënjimi i Profetit Muhamed (s.a.u.s.) dhe shuarja e të gjithë urrejtësve të tij me përfundim të keq është një nga argumentet e shumta të profetësisë së tij. Ai është vërtet Profet i Zotit të gjithësisë. Nëse urrejtësit nuk e pranojnë këtë fakt dhe nuk heqin dorë nga urrejtja dhe fyerja e Profetit (s.a.u.s.), atëherë le të presin se çfarë do të bëjë Allahu i Lartësuar me ta, edhe ne jemi në pritje. Ne kemi dëshmitarë Allahun e Lartësuar, i cili thotë: “Jobesimtarët thonë: “Ti nuk je i dërguar!” Thuaj (o Muhamed!): “Mjafton Allahu si dëshmitar midis meje dhe jush (për vërtetësinë e profetësisë sime dhe gënjeshtrën tuaj)” (Er-Ra’d, 43).  



Këtu thjesht po i paralajmërojmë ata që nuk tërhiqen nga fyerja dhe urrejtja e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) se Allahu i Lartësuar do t’i dënojë me përfundim të keq që në këtë botë, ndërsa ne muslimanët, edhe pse ndihemi të fyer, nuk i prekin dhe as nuk e cenojmë paqen me ta. Nuk i gjen ata gjë e keqe prej nesh. Ne presim që t’u vijë ndëshkimi nga Allahu i Lartësuar nëse ata nuk bëjnë kthesë. Kjo është metoda që na ka mësuar Profeti Muhamed (s.a.u.s.).



Ne i këshillojmë urrejtësit e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) që të pendohen, në mënyrë që të mos shuhen që në këtë botë. I këshillojmë për të mirën e tyre, sepse ata nuk e mposhtin dot Zotin e gjithësise. Ata janë kundër Zotit të Lartësuar dhe kundër të Dërguarit të Tij.



Ka qindra argumente që dëshmojnë për vërtetësinë e profetësisë së Muhamedit (s.a.u.s.), e njëri prej tyre është dhe morali i tij i lartë dhe i mrekullueshëm. Ai kurrë nuk ka prerë në besë, kurrë nuk ka tradhëtuar, kurrë nuk ka gënjyer, kurrë nuk ka bërë punë të turpshme. Ai ishte i mëshirshëm, i drejtë, i sinqertë, trim, bamirës, bujar, i ndershëm, durimtar, tolerant dhe falës. Njihej në popullin e tij si njeri besnik. Megjithëse kundërshtarët në kohën e tij kanë qenë shumë të interesuar të rrezonin profetësinë e tij kurrë s’kanë gjetur një mangësi në moralin e tij. Ai bënte një jetesë shumë të thjeshtë, edhe pse kishte mundësinë të jetonte në kushtet më luksoze të asaj kohe. Ai kurrë nuk bëntë padrejtësi dhe kurrë nuk i shfrytëzonte njerëzit padrejtësisht.



Na duhet të sqarojmë për miqtë që interesohen për një reagim ndaj urrejtësve se mbase nuk është e arsyeshme të përmendin çdo fyerje, çdo shpifje dhe çdo dyshim që hedhin ata (urrejtësit) mbi figurën e Profetit tonë të dashur Muhamed (s.a.u.s.). Në ndonjë rast të tillë na mjafton të theksojmë paralajmërimin për ndëshkimin e Allahut të Lartësuar që përmendet në ajetet e mësipërme. Allahu thotë: “Ne të mjaftuam ty për shkatërrimin e atyre që u tallën me ty” (El-Hixhër, 95). Ajeti flet për disa krerë të idhujtarëve në Mekë që ishin tallur me Profetin Muhamed (s.a.u.s.) dhe që Allahu i Lartësuar i shfarosi, pa u angazhuar Profeti aspak për këtë gjë.



 



Jeta e Profetit Muhamed



Jeta e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) është një mrekulli në vetvete, që dëshmon për profetësinë e tij. Ne i ftojmë njerëzit të lexojnë dhe ta njohin jetën e të madhit të njerëzimit, Muhamed (s.a.u.s.), i cili është Profeti i fundit i Zotit të Lartësuar për njerëzit. Kushdo që e studion me çiltërsi dhe paanshmëri jetën e Profetit Muhamed (s.a.u.s.), e pranon profetësinë e tij. Ky Profet i ftoi njerëzit të besojnë dhe të adhurojnë Allahun të Vetëm, të mos i vënë shok Allahut të Lartësuar dhe të largohen nga besimet e kota. Ai u bë shkak që njerëzit të çlirohen nga besëtytnitë, përrallat dhe të pavërtetat. Ai na ka mësuar që të falim namazin për Allahun dhe të sillemi me moral të mirë me njerëzit e t’i respektojmë të drejtat e tyre. Nëse njerëzit do të ecin në rrugën e drejtë të Profetit Muhamed (s.a.u.s.), do bëjnë jetë të lumtur në këtë botë dhe do të hyjnë në Xhenetin e begatë në botën tjetër. Nëse ata nuk do ta ndjekin rrugën e tij, do të kenë jetë të mjerueshme në këtë botë dhe do të shkojnë në Zjarrin e Xhehenemit në botën tjetër, ku do të vuajnë dënim të dhimbshëm. Allahu i Lartësuar thotë: "Kush do të pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim dhe kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar (në këtë botë) dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër" (Taha, 123-124). Po ashtu Ai thotë: “Kush punon vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i mundësojmë jetë të mirë në këtë botë dhe do t’i japim në botën tjetër shpërblimin më të mirë për veprat që ka bërë” (Nahl, 97). Pra, Allahu i Lartësuar e ka bërë shkak mesazhin e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) që njerëzit të arrijnë çdo të mirë dhe që të shpëtojnë nga çdo e keqe. Prandaj ai që fyen Profetin (s.a.u.s.) bën mëkatin më të madh, sepse përpiqet që njerëzit të mos e njohin rrugën e drejtë dhe të mos i arrijnë të mirat e të mos shpëtojnë nga të këqijat.    



 



 



            Aishja (r.a.)



Aishja (Zoti qoftë i kënaqur me të) është njëra nga bashkëshortet e Profetit Muhamed (s.a.u.s.), e cila u bë dhe njëra nga nënat e besimtarëve. Ajo u bë gruaja më e ditur e botës. Fitoi emër dhe famë të madhe në saje të martesës me Profetin Muhamed. U bë një nga femrat më të famshme e më të nderuara të botës. Ajo ka treguar sesi bëhet një jetë e lumtur bashkëshortore. Ajo ka folur edhe për moralin e lartë të Profetit me bëshkëshorten. Ajo ka sjellë shumë detaja të sjelljes së Profetit (s.a.u.s.) në familje. Jeta familjare që bëri Profeti me Aishen (r.a.) është shembull për çdo familje. Ajo tregonte kujdes për fëmijët. Ajo i mbante lidhjet me farefisin. Ishte një bëmirëse e madhe. Gëzonte një respekt të madh tek njerëzit e kohës saj. Atë e nderon e gjithë bota islame, mbi një miliardë njerëz, si nënë e besimtarëve. Ajo ka përcjellë tek njerëzit një pjesë të diturisë së profetësisë. Ajo ishte një dijetare. Ajo ka ndikuar shumë për ngritjen e pozitës së femrës në shoqëri. Të gjitha keto mirësi e merita ajo i arriti në saje të martesës me Profetin (s.a.u.s.) dhe në saje të marrjes së emrit të madh si "nëna e besimtarëve". Urrejtësit shpifin se Profeti (s.a.u.s.) e ka diskriminuar atë, por realiteti është që Profeti e ngriti dhe e nderoi atë. Disa fakte mbi jetën e Aishes (r.a.) me Profetin (s.a.u.s.):



- S’ka femër që ka pasur martesë me të suksesshme se sa nëna e besimtarëve Aishja (r.a).



- S’ka dyshim se Aishja (r.a.) ka qenë në moshë pjekurie kur ka bërë bashkimin martesor me Profetin (s.a.u.s.).



- Askush nga njerëzit e kohës së Profetit (s.a.u.s.) nuk e ka kritikuar martesën e tij me Aishen (r.a.). Edhe pse Profeti (s.a.u.s.) në kohën e tij ka pasur shumë kundërshtarë, asnjëri prej tyre s’ka gjetur mundësi të flasë kundër tij për këtë martesë.



- Në saje të martesës me Profetin (s.a.u.s.) Aishja (r.a.) arriti shumë merita, fitoi shumë mirësi, mori një nderim shumë të madh. Kështu, pretendimi se martesa e saj me Profetin (s.a.u.s.) ishte një diskriminim për të është i kotë. Faktet dëshmojnë se Profeti (s.a.u.s.) e nderoi Aishen (r.a.), kurse urrejtësit shpifin se ai e ka diskriminuar!



- Kjo shpifje që urrejtësit përpiqen ta përhapin me të madhe nuk do ta dëmtojë figurën e Profetit (s.a.u.s.), as të Aishes dhe as muslimanët. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos e quani atë në dëmin tuaj. Përkrundrazi, kjo është në të mirën tuaj” (En-Nur, 11). Njerëzit do të njohin moralin e lartë të Profetit (s.a.u.s.) dhe vlerat e nënës së besimtarëve Aishes (r.a.). Njohja e këtij realiteti ndikon për përhapjen e Islamit.



- Kundërshtarët përpiqen të shuajnë dritën e Allahut të Lartësuar me shpifje, por Allahu do ta plotësoje dritën e Tij. Muslimanët flasin në bazë të shpalljes hynore, argumentit, arsyes, diturisë, kurse kundërshtarëve iu mungon argumenti dhe prandaj merren me shpifje. Treguesit janë se Islami do të përhapet, edhe pse këtë e urrejnë kundërshtarët.



- Aishja (r.a.) me pozitën, diturinë dhe këshillat e saj ka dhënë kontribut të madh për ngritjen e pozitës së femrës dhe respektimin e të drejtave të saj.



 



Një sqarim: Nëse ndodh që në një vend të caktohet me ligj mosha minimale e martesës 20 vjeç, nuk asnjë arsye që të konsiderohen diskriminim martesat nën këtë moshë. Njerëzit e një vendi që kanë caktuar sot një moshë martese nesër mund ta ndryshojnë atë. Në Meksikë e kanë caktuar moshën e martesës 12 vjeç, kurse në Japoni e kanë caktuar 14 vjeç.



 



Gratë e Profetit Muhamed (s.a.u.s.)



Profeti Muhamed (s.a.u.s.) kishte me kurorë martese 11 gra. Kur vdiq ai kishte vetëm nëntë gra. Martesa me 11 gra ka qenë një rregull i veçantë për Profetin dhe nuk është ligj për pasuesit e tij. Profeti Muhamed (s.a.u.s.) i ka mbajtur shumë mirë gratë, ka plotësuar të drejtat e tyre, sillej shumë mirë me to, ka dhënë shembullin e jetës së bukur, të mirë e të  lumtur bashkëshortore. Kjo tregon aftësinë e tij të përkryer burrërore dhe moralin e tij ta larta. Kjo është një nga argumentet e profetësisë së tij.



Ata që e urrejnë këtë Profet mbase nuk kanë aftësi të mbajnë një grua! Ndonjëri prej tyre mund t’ia nxijë jetën gruas dhe të ndahet me të ose mund të ketë vese të ulta, ose mund të mos e mbajë gruan si duhet! Martesa tregon burrëri dhe aftësi. Kështu, meshkujt që janë kundër martesës tregojnë dobësi burrnie, por dhe probleme të tjera në karakterin dhe formimin e tyre.



Atëherë, fakti që Profeti Muhamed (s.a.u.s.) ka mbajtur disa gra në kurorë martese duke bërë jetesë të mirë e të lumtur me to e duke ju plotësuar të drejtat si bashkëshorte tregon se ai ka qenë burrë i perkryer dhe me aftësi të plota burrnore, pra, ai ka qenë burrë i madh, kurse ata që e urrejnë atë mbase nuk kanë aftësi të mbajnë edhe një grua!



 



Gratë e Profetit (s.a.u.s.) kanë një status shumë të lartë. Ato konsiderohen nëna për besimtarët muslimanë. Ato kanë pasur një kontribut të madh në përcjelljen e diturisë së profetësisë. Ato kanë pasur një rol të madh në mbrojtjen e të drejtave të femrave, në ngritjen e statusit të femrës në shoqëri, në përmirësimin e jetës se femrës dhe mbarë shoqërisë, në bamirësi, paqe e siguri, në promovimin e vlerave morale. Ato kanë shumë merita për besimtarët e besimtaret, në veçanti, dhe për njerëzimin në përgjithësi. Kështu, Allahu i Lartësuar ia mundësoi ato lidhje martesore Profetit Muhamed (s.a.u.s.) me urtësi të madhe dhe për dobi e të mira të shumta.



 



Meritat e grave të Profetit për njerëzimin



Bashkëshortet e Profetit Muhamed (s.a.u.s) kanë virtyte të larta, vlera të mëdha dhe merita të shumta: Po përmedim disa prej tyre: 1- Ato janë nënat e besimtarëve, sikurse e thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an (El Ahzab: 6). Këtë pozitë të lartë ato e fituan për arsye të martesës me Profetin (s.a.u.s.). 2- Ato kanë dhënë për të gjithë besimtarët dhe besimtaret shembullin më të mirë të jetës bashkëshortore dhe familjare. 3- Ato kanë pasqyruar e përcjellë për Ymetin sjelljen bashkëshortore të Profetit (s.a.u.s.). Dihet që Profeti Muhamed (s.a.u.s.) është shembull për njerëzit në të gjitha aspektet e jetës. 4- Bashkëshortet e Profetit (s.a.u.s.) kanë transmetuar një numër të konsiderueshëm hadithesh nga i Dërguari i Allahut. Vetëm Aishja (r.a.) ka transmetuar 1210 hadithe. Në saje të martesës me Profetin (s.a.u.s.), ajo arriti të bëhej gruaja më e ditur e Ymetit islam. Kështu, nënat e besimtarëve kanë përcjellë për Ymetin një pjesë të dijes së profetësisë. 5- Disa nga nënat e besimtarëve kanë dhënë fetva, kanë shpjeguar tekstet fetare dhe u kanë mësuar dituri myslimanëve. Myslimanët u referoheshin atyre për fetva, sqarime dhe dituri fetare. 6- Për çdo besimtare ato janë model përkushtimi në ibadet për Allahun, devotshmërie fetare, kërkimi të diturisë e përcjellje të saj, fisnikërie, ndershmërie, mëshire, shpirtmirësie, dëshamirësie, durimi, mirënjohjeje, thjeshtësie dhe zuhdi. 7- Të gjitha ato kanë qenë bamirëse; jepnin sadaka dhe bënin mirë. Është shquar në këtë aspekt Zejneb Binti Xhahshi (r.a.). 8- Lidhja e krushqisë me Ebu Bekrin (r.a.) dhe Umerin (r.a.), të cilët janë sahabët më të mëdhenj, qe nderim për ta. 9- Para se të dërgohej Profeti Muhamed (s.a.u.s.), femrave u nëpërkëmbeshin të drejtat dhe nuk kishin vendin që u takonte në shoqëri. Por, mbasi disa gra u bënë bashkëshorte të Profetit (s.a.u.s.) dhe u quajtën nëna të besimtarëve, burrat nuk mund t’i konsideronin më gratë pa të drejta e pa dinjitet. Kështu, bashkëshortet e Profetit (s.a.u.s), nënat e besimtarëve, kanë ndikuar për njohjen e vendit të gruas në shoqëri dhe për respektimin e të drejtave dhe të dinjitetit të saj. 10- Ndonjëra nga nënat e besimtarëve pati edhe dobi sociale nga martesa me Profetin (s.a.u.s.); për shembull, Seudes (r.a.) i vdiq burri dhe kishte nevojë për mbështetje dhe përkrahje; po kështu, edhe Ummu Seleme (r.a.) që ishte një grua e vejë e me fëmijë. 11- Lidhja e krushqisë me udhëheqësin e ndonjë vendi a me ndonjë fis mund të ketë pasur edhe dobi për myslimanët në marrëdhëniet politike ose për përhapjen e Islamit, siç është për shembull, martesa e Profetit (s.a.u.s.) me Umu Habiben (r.a.), bijën e Ebu Sufjanit (r.a.), i cili ishte i pari i Kurejshëve; po kështu dhe martesa me Xhuvejrien (r.a.) bijën e të parit të fisit Benu Mustalik. 12- Lidhjet e krushqisë që bëri Profeti (s.a.u.s.) me disa fise kanë shërbyer edhe për forcimin e lidhjeve me ta dhe për t’u sjellë shumë të mira atyre; për shembull, martesa e Profetit (s.a.u.a.) me Xhuvejrien (r.a.) bëri që myslimanët t’u jepnin lirinë njerëzve të fisit Benu Mustalik dhe që këta të fundit të pranonin Islamin. 13- Disa nga bashkshortet e Profetit (s.a.u.s.), në saje të martesës me të arritën të ruanin pozitën shoqërore që kishin më parë dhe të ngriheshin edhe më lart; për shembull, Safija (r.a.) ka qenë bija e Hujej ibn Ahtabit, kreut të çifutëve të Benu Nadirit; Xhuvejria (r.a.) ka qenë bija e Harithit, udhëheqësit të fisit Benu Mustalik. 14- Martesa e Profetit (s.a.u.s.) me Zejneb binti Xhahshin (r.a.) ndikoi për zhvlerësimin e birësimit, që ishte një nga zakonet e këqija të periudhës së injorancës.15- Mbajtja me dinjitet e bashkëshorteve tregoi aftësitë e përsosura burrërore dhe drejtuese të Profetit Muhamed (s.a.u.s). 16- Lidhjet martesore të Profetit (s.a.u.s.) nxorën në pah edhe më mirë moralet e larta të Profetit (s.a.u.a.), treguan dhe disa aspekte të suksesit të madh që Allahu i Lartësuar i dha atij, shërbyen edhe për kumtimin e një pjese të Mesazhit të Allahut te njerëzimi. E, pa këto lidhje martesore, këto gjëra nuk do mund të arriheshin. Kështu, Allahu ka urtësi të lavdishme në punët dhe ligjet e Veta, por shumica e njerëzve nuk dinë.



Në lidhje me shpifjen se Profeti Muhamed (s.a.u.s) e pretendoi rrjeshëm profetësinë për të plotësuar dëshirat vetjake, janë përgjigjet e mëposhtme:



Së pari, ka me qindra shenja që tregojnë vërtetësinë e Profetësisë së Muhamedit (s.a.u.s.) dhe që e hedhin poshtë këtë shpifje. Këto argumente janë përmendur hollësisht në librat e argumenteve të Profetësisë. Këtu nuk është vendi për t’i përmedur ato, por mjafton që u tërhoq vëmendja për to. Së dyti, Profeti Muhamed (s.a.u.s.) gëzonte moral madhështor. Ai nuk ka pasur asnjë cen a mangësi në moralin e tij. Me gjithë interesimin e madh të kundështarëve të tij për të rrëzuar Profetësinë, ata nuk kanë gjetur qoftë dhe një mangësi të vetme në moralin e tij. Nëse do ta kishte trilluar thirrjen profetike për plotësimin e dëshirave vetjake, patjetër do të kishte shtrembërime në karakter dhe mangësi në moral. Profeti i vërtetë është njeriu më besnik dhe me moralin më të lartë, kurse profeti i rremë është njeriu më gënjeshtar e më i ulët. Nuk është e mundur që një njeri me moral të përsosur të trillojë profetësinë për dëshira të këqija. Nuk është e mundur që njerëzit me mend të mos dallojnë profetin e vërtetë, që është njeriu me moralin më të mirë nga profeti i rremë, që është njeriu me moralin më të keq. Atëherë, këtë shpifje e rrëzon morali i pësosur i Profetit Muhamed (s.a.u.s.). Së treti, Profeti Muhamed (s.a.u.s.) ka bërë një jetesë të varfër. Ai ka jetuar në kushte të vështira. Ai nuk ishte i dhënë pas kënaqësive të kësaj bote (ka qenë zahid në këtë botë). Kalonin dy muaj dhe në shtëpinë e tij nuk ndizej zjarr, sepse nuk kishin ushqim për të gatuar, por mbasheshin vetëm me hurma arabie e me ujë. Ushqehej me bukë me miell elbi të pasitur. Ndodhte që të mos gjente edhe hurma të këqija për të mbajtur veten. Ka vuajtur nga uria. Vishej me rroba të thjeshta. Shtëpinë e ka pasur shumë të thjeshtë. Dyshemenë e shtëpisë e kishte me dhè dhe për t’u mbështetur vendoste një hasër në tokë, fijet e së cilës bënin gjurmë në trupin e tij. E gjithë kjo ndodhte ndërkohë që ai kishte mundësi të bënte jetën më luksoze të mundshme në kohën e tij. Shokët e tij kishin dashuri të madhe për të, e nderonin shumë, ishin të gatshëm të sakrifikonin pasuritë, nëse do t’ua kërkonte, madje ata kanë sakrifikuar jetën në mbrojtje të tij, sikurse u përmend gjatë jetëshkrimit të tij. Por ai zgjodhi të bënte një jetesë të thjeshtë dhe jo luksoze. Nëse do ta kishte trilluar thirrjen e profetësisë për të plotësuar dëshirat vetjake, ai do të kishte përdorur pasuritë e njerëzve për të bërë jetën më lukzose të mundshme, por kjo nuk është e vërtetë. Së katërti, në një transmetim të saktë thuhet se Utbe Ibn Rrabia, njëri nga krerët e Mekës, në emër të Kurejshëve, i propozoi Profetit (s.a.u.s) të mblidhnin pasuri e ta bënin njeriun më të pasur, nëse me këtë thirrje kishte qëllim të pasurohej, e po ashtu i propozoi të zgjidhte dhjetë gratë që dëshironte nga Kurejshët e ta martonin me to, nëse thirrjen e bënte nga dëshira për gra. Por Profeti (s.a.u.s.) nuk i pranoi këto propozime. Nëse do ta kishte pretenduar rrejshëm profetësinë për t’u martuar, atëherë përse nuk e pranoi këtë propozim!? Së pesti, Profeti (s.a.u.s.) u martua në moshën njëzet e pesëvjeçare me Hadixhen (r.a.), një grua e vej në moshën dyzetvjeçare. Dhe qëndroi në kurorë vetëm me këtë bashkëshorte, derisa ajo vdiq në moshën 65-vjeçare, ndërkohë që Profeti (s.a.u.s.) kishte mbushur 50 vjeç. Kështu, pjesën kulmore të jetës, nga 25 deri në 50 vjeç Profeti (s.a.u.s.) e ka kaluar me një bashkëshorte. Nëse profetësinë do ta kishte trilluar nga dëshira për gratë, përse nuk u martua me një vajzë të virgjër në kulmin e jetës? Përse nuk mori një grua tjetër krahas saj gjatë moshës kur dëshirat e njeriut janë më të forta?. Së gjashti, Profeti (s.a.u.s.) i mori të veja të gjitha bashkëshortet (r.a.) përveç Aishes (r.a.). Në disa hadithe përmendet se ai i ka nxitur myslimanët të martohen me virgjëresha, që do të thotë se ai e dinte mirë që martesa me virgjëreshat është më e pëlqyer. Nëse do ta kishte pretenduar rrejshëm profetësinë për të plotësuar dëshirat, ai do të kishte zgjedhur nga vajzat virgjëresha të shokëve të tij - sa të dëshironte. Por përse nuk e bëri këtë gjë? Këto janë disa nga faktet që hedhin poshte dyshimet e atyre që nuk e pranojnë profetësinë e Muhamedit (s.a.u.s.).



Rrëzimi i shpifjeve të urrejtësve të Profetit (s.a.u.s.) dhe bashkëshorteve të Tij (kënaqësia e Allahut qoftë mbi to)



1- Aishja (r.a.) ishte bashkëshorte e të Dërguarit të Allahut (s.a.u.s.), me lidhje martese të pastër dhe të ndershme. Kjo rrëzon shpifjen e kundërshtarëve që pretendojnë se lidhja martesore e Profetit me të nuk ishte e ligjshme. Aishja është e sinqerta, bija e të sinqertit, Ebu Bekrit (r.a.). Dëlirësia e kësaj gruaje u shpall nga Allahu mbi shtatë qiejt. Ajo qe gruaja më e dashur e Profetit (s.a.u.s.). Përpara martese, në një ëndërr, engjëlli ia paraqiti atë Profetit (s.a.u.s.) në një copë prej mëndafshi dhe i tha: “Kjo është gruaja jote.”  Aishja (r.a.) tregon: “Profeti (s.a.u.s.) më ka thënë: “Të kam parë në ëndërr dy herë, ku një burrë të mbante në një copë prej mëndafshi dhe më thoshte: ‘Kjo është gruaja jote’. E zbulova copën e mëndafshit dhe të pashë ty. Atëherë thashë: Nëse kjo është (një urdhër) prej Allahut do të ndodhë”.” (Buhariu dhe Muslimi). Ky hadith dëshmon se martese e Profetit (s.a.u.s.) me Aishen (r.a.) ka qenë me urdhrin dhe pëlqimin e Allahut të Lartësuar. Allahu doshta ta nderonte Aishen me këtë martesë. Kjo lidhje martese qe nderim i madhe edhe për Ebu Bekrin, që ishte shoku më i gushtë i Profetit, Khalifi i i parë i muslimanëve, njeriu më i rëndësishëm i ymetit islam pas Profetit Muhamed (s.a.u.s.). Aishja (r.a.) qe e vetmja grua e virgjër me të cilën u martua Pejgamberi (s.a.u.s.). Nuk ka ndodhur t’i ketë zbritur Shpallja kur ka qenë nën mbulojën e ndonjë gruaje tjetër veç Aishes (Buhariu). Ajo ishte njeriu më i dashur për të. Mbrojtja e nderit të saj zbriti prej qiellit. I gjithë umeti musliman ka rënë dakord unanimisht se: ai që e akuzon Aishen për çështje nderi është qafir. Ajo ishte gruaja më e ditur e Pejgamberit, madje ajo është, absolutisht, më e ditur dhe më e aftë për të kuptuar çështjet fetare nga të gjitha gratë muslimane. Shokët e shquar të Profetit (s.a.u.s.) merrnin për bazë fjalët e saj dhe e pyesnin për çështjet fetare.



2- Zejnebja (r.a.) bija e Xhahshit, është njëra nga gratë e Profetit (s.a.u.s.), një nga nënat e besimtarëve. Ajo më përpara ka qenë e martuar me Zejd Ibn Harithen, të cilin e ka pas birësuar Profeti (s.a.u.s.). Zejdi nuk doshta ta mbante për grua dhe e ndau me dëshirën e tij, sikurse e tregon Allahu i Lartësuat në Kuran: “E pasi Zejdi nuk doshta ta mbante më e u nda prej saj, Ne ta dhamë ty atë për grua.” (Ahzab 37). Ajo krenohej me këtë fakt para grave të tjera të Profetit, duke thënë: “Juve ju martuan të afërmit tuaj, ndërsa mua më martoi Allahu sipër shtatë qiejve.”  Enesi (r.a.) tregon se Zejd Ibn Harithe (r.a.) shkoi tek Profeti (s.a.u.s.) për t`u ankuar ndaj gruas së tij. Profeti (s.a.u.s.). i thoshte: “Kije frikë Allahun dhe mbaje gruan tënde mos e divorco!” Enesi thotë: Nëse Profeti (s.a.u.s.) do të kishte fshehur diçka prej shpalljes hynore do të kishte fshehur këtë fakt. Më pas Zejneb krenohej përpara grave të Profetit  (s.a.u.s.) duke thënë: “Juve ju martuan të afërmit tuaj e mua më martoi Allahu sipër shtatë qiejve” (Buhariu dhe Tirmidhiu). Pra, një veçori e saj ishte se kujdestari i cili lidhi martesën e saj me Profetin, ishte vetë Allahu i Lartësuar, nga sipër shtatë qiejve. Kështu, mbasi e ndau Zejdi, Allahu i Madhëruar e martoi Zejneben me Pejgamberin, në mënyrë që të ishte shembull për umetin e tij në lejimin e martesës me gratë e të birësuarve. Allahu i Lartësuar e ka zhvlerësuar zakonin e birësimit që praktikohej në kohën e padijes. Atëherë, urtësia e kësaj martese të Profetit (s.a.u.s.): Ajo që ka qenë grua e birit të adoptuar (jo të gjakut), dhe është ndarë prej tij, konsiderohet e lejueshme për martese. Ky ligj u bë i qartë me shpalljen hyjnore, duke e vënë në praktikë vetë Profeti (s.a.u.s).



3- Profeti u martua gjithashtu me Safijen, të bijën e Hujej Ibn Ahtabit, zotëriu i fisit Nedir, nga pasardhësit e Harun (a.s.), vëllait të Musait (a.s.). Ajo qe bijë (pasardhëse) Profeti dhe u bë bashkëshorte Profeti. Disa familjarë të saj ishin vrarë në luftën e Hajberit si tradhëtarë dhe kriminelë lufte. Pasi Pejgamberi e zgjodhi atë nga robëreshat e luftës, ajo u bë skllave e tij. Më pas ai e liroi, duke e quajtur lirimin si mehër (dhuratë) për martesën me të. Kështu, Profeti e nderoi atë. Ai i dha asaj lirinë, e bëri bashkëshorte të Tij dhe e bëri njërën nga nënat e bsimtarëve. Ajo ishte grua e fisme dhe me pozitë. Martesa e saj me Profetin shërbeu, jo vetëm që ajo të ruante nivelin shoqëror, por dhe që t’i lartësohej emri dhe pozita. Atëherë, pretendimi i urrejtësve se Profeti (s.a.u.s.) i ka bërë padrejtësi asaj është një shpifje e ulët. [Shih: Zadul mead 1/84-92).



 



 



Sa për dijeni:



1. Ka citate në Bibël që permendin martesën e burrit me disa gra. Sipas citateve biblike ka pasur profetë që kanë pasur disa gra.



2. Ka citate në Bibël që e lejojnë martesën me kushërirat. Ka edhe vende të krishtera si: Amerika, Britania dhe Gjermania që e lejojnë me ligj martesën me kushërirat. Por disa urrejtës janë aq të paditur sa nuk njohin as Biblën dhe as ligjet e botës së krishterë! Ne shqiptarët nuk e kemi në traditë martesën me kushërirat, dhe kështu martohemi me ato që nuk i kemi fis të afërt. Po s’ka pse të flasë njeriu për këtë çështje kundër njerëzve të vendeve të tjera, ku e bëjnë një martesë të tillë.



 



Martesat biblike:



Shumica e martesave të konsideruara të përmendura në Bibël janë martesat e të afërmve:



Rebeka gruaja e Isakut është kushërira e tij (Zanafilla 24:15).



Lea dhe Rakela, janë kushërirat dhe gratë e Jakobit (Zanafilla 29:10).



Zgjedhja e Rebekës si grua për Isakun, të cilën Zoti e caktoi, u parapri nga një theksim nga Abrahami mbi shërbëtorin e tij, kreun e shtëpisë së tij, duke i thënë: "Në vendin tim dhe te fisi im, do të shkosh dhe do të marrësh një grua për djalin tim Isakun" (Zanafilla 24:4).



 



Cousin marriages are also alloëed in Germany.



Martesat e kushërinjve lejohen edhe në Gjermani.



Burimi: germanculture.com.ua



 



Mosha e martesës sipas krishterëve në të shkuarën:



Për periudhën para vitit 1917 (Jus Antiquum), para se të kodifikohej ligji i ri në vitin 1917, për shekuj me radhe, Kisha Katolike ndiqte ligjin e vjetër (Corpus Iuris Canonici) dhe traditën ligjore romake:




  • Mosha e Martesës: 12 vjeç për vajzat dhe 14 vjeç për djemtë.

  • Mosha e Fejesës (Sponsalia): Ishte 7 vjeç. Kjo konsiderohej "mosha e arsyes" (aetas rationis).



Atëherë, mosha e lejuar për martesë në të gjitha kishat katolike të botës deri në vitin 1917 ka qenë 12 vjeç për vajzat dhe 14 vjeç për djemtë. Ndërsa mosha e lejuar për fejesë ishte 7 vjeç. Kjo bazohej në Decretum Gratiani (pjesë e ligjit të vjetër kanonik), i cili adoptonte ligjin e Justinianit (ligji romak). Më pas, me ndryshimin e kushteve dhe nga ndikimi i zhvillimeve të kohëve të fundit, kisha e rriti moshën e martesës 14 vjeç për vajzat dhe 16 vjeç për djemtë.



Në historinë e shkuar të botës së krishterë martesat në moshat 12, 13, 14 vjeç kanë qenë normale. Kuptohet që, në të shkuarën, ata kanë marrë parasysh për martesë moshën e pubertetit (pjekurisë seksuale).



Për krishterët që i konsiderojnë krim martesat në të shkuarën për shkak të moshës, kemi përgjigjet e mëposhtme:



Së pari, kjo do të thotë të quajnë krim martesat që kanë realizuar vetë krishterët në të shkuarën. Nëse këta krishterë i fyejnë njerëzit për shkak të moshës së martesave që janë realizuar në të shkuarën, i bie që të fyejnë edhe stërgjyshërit dhe stërgjyshet e tyre, pasi edhe në botën e krishterë në të kaluarën ka pasur martesa të tilla.



Së treti, një familje e kohës sonë mund të kujdeset që vajza e tyre ta martohet 18 vjeç, ose 20 vjeç, ose 22 vjeç etj., por nuk është aspak e arsyeshme të dalë kundër martesave që kanë realizuar njerëzit nën këtë moshë që nga koha e Babait të njerëzimit, Ademit (a.s.), e deri para një shekulli; nuk ka logjikë të fyejë njerëzit për martesat e atëhershme, sepse kështu i bie të fyejë lloji, paraardhësit. Zhvillimi i jetës ka kaluar në kushte të ndryshme gjatë historisë së njerëzimit.



Së katërti, ka vende sot (si Kina) që e kanë caktuar me ligj moshën minimale të martesës 20 vjeç. Nuk ka asnjë arsye që të konsiderohen diskriminim martesat nën këtë moshë, sidomos ato që kanë realizuar njerëzit që nga koha e Ademit (a.s.), babait të njerëzimit, e deri para këtij shekulli. Të mendosh ndryshe është absurditet. Njerëzit e një vendi që kanë caktuar sot një moshë martese nesër mund ta ndryshojnë atë. Në Meksikë e kanë caktuar moshën e martesës 12 vjeç, kurse në Japoni e kanë caktuar 14 vjeç. Por urrejtja ia verbon arsyen njeriut deri në atë pikë sa nuk njeh kufi në fyerjen e të tjerëve, madje dhe të parardhësve të vet.



Së pesti, dihet që martesa dhe familja janë produkt fetar, si në botën e krishterë, edhe në botën islame. Ato nuk janë produkt i drejtimeve ateiste, shekullariste dhe liberale të dy shekujve të fundit. Është fakt që në botën e krishterë përgjithësisht martesën dhe familjen e trashëgojnë nga Profetët dhe tradita e tyre fetare ndërshekullore. Edhe në botën islame qindra miliona martesa dhe familje bazohen në traditën e profetëve, sidomos atë të Profetit Muhamed, dhe në ligjin fetar Islam. Në saje të  ligjit islam që bazohet në mësimet e Profetit Muhamed kemi në botën islame lidhjen e martesës, lidhjen prind-fëmijë, familjen, lidhjet farefisnore. Nuk ka diskutim që këto janë vlera fetare, edhe këtu në vendin tonë. Liberalët që flasin sot kundër martesave dhe familjes së brezave paraardhës janë pikërisht ata që nxisin veset e ulta, degjenerimin moral, marrëdhëniet jashtëmartesore, çorientimin seksual, ndryshimin e identitetit të lindur gjinor. Këta kanë bërë që në disa shoqëri gjysma e fëmijëve të lindin nga marrëdhënie jashtëmartesore. Këta janë shkak që këtyre fëmijëve t’u mungojë kujdesi prindëror. Ka prej këtyre që kanë idenë se fëmijët nuk duhet të jenë nën kujdesin e prindërve, por pronë e shtetit. Këta i mësojnë njerëzit të mos respektojnë prindërit dhe të mos nderojnë nënën. Atëherë, si mund të pranojmë shpifjet e këtyre njerëzve për martesat dhe familjet në brezat e shkuar të njerëzimit kur këta përpiqen për shembjen e martesës, të lidhjes prind-fëmijë dhe të familjes!? Është e habitshme sesi një pjesë e krishterëve e çon ujin në hullinë e këtyre liberalëve duke folur kundër martesave dhe traditës familjare të paraardhësve.   



 



3. Ka citate si në Dhjatën e vjetër, edhe në Dhjatën e re, ku përmenden skllevërit dhe skllavet (robinat), si dhe çështjet që lidhen me ta. Kuptohet që në kushtet e atyre kohëve ka pasur edhe marrëdhënie ndërnjerëzore me skllevërit dhe skllavet. Edhe në kohën e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) ka pasur skllevër dhe skllave kudo në botë. Por citatet e Kuranit dhe të Sunetit të Profetit (s.a.u.s.) e ndalojnë rreptësisht të keqtrajtohet skllavi, të dëmtohet, të ngërkohet me punë që nuk i bën dot; porosisin që pronari ta trajtojë me mëshirë skllavin, t‘ia plotësojë të gjitha nevojat, ta ndihmojë në punë duke punuar bashkë me të, ta veshë ashtu siç vishet vetë dhe t’i japë ushqim ashtu siç ushqehet vetë; përmendin dënim të rëndë për atë që robëron një njeri të lirë apo që e shet atë si skllav; i kanë dhënë mundësi skllavit të kërkojë të lirohet nga skllavëria dhe të fitojë lirinë. Spikasin citatet e shumta të Kuranit dhe Sunetit që nxisin me të madhe për lirimin e skllevërve, duke inkurajuar fort për këtë akt, me mënyra nga më ndryshmet, që do të çonin në lirimin e skllevërve. Kjo tregon se feja islame e shndërroi në synim të citateve dhe ligjeve të saj lirimin e skllevërve. Dhe pa dyshim kjo është nga meritat e Islamit për njerëzimin. Edhe pse këtë nuk duan që ta kuptojnë shumë njerëz.



4. Shfrytëzimi i njerëzve për kryerjen e punëve dhe shërbimeve vazhdon dhe në regjimet e kohës sonë, porse ka marrë forma dhe emra të tjerë! Në fakt, do të ketë kurdoherë pronarë dhe shërbëtorë, eprorë dhe punëtorë, ta pasur dhe të varfër. Për këtë ligj të krijimit, Zoti i Lartësuar thotë: "A mos janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit Tënd? Jemi Ne, ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, dhe Ne i ngrejmë disa prej tyre në nivele më të larta (jetese, ose pushteti, ose fuqie, ose intelekti, ose diturie) se të tjerët, me qëllim që disa t'u shërbejnë të tjerëve" [Ez-Zuhruf, 32]. Me rëndësi është që të përqëndrohemi në luftimin e formave të pandershme dhe të padrejta të shfrytëzimit të qenieve njerëzore, si prostitucioni etj. Një nga format më të egra të shfrytëzimit ka qenë ajo që ushtrohej në regjimet komuniste ku një klasë e vogël njerëzish shfrytëzonin keq qindra milionë njerëz, duke u hequr lirinë dhe duke i privuar nga të drejtat minimale. Ky shfrytëzim i keq qe produkt i ideologjisë ateiste dhe materialiste, protagonistët e së cilës mburreshin se kishin arritur kulmin e zhvillimit intelektual. Akoma vazhdon vendi ynë të vuaj pasojat e regjimit komunist. Në fakt, një pjesë e urrejtësve të Profetit Muhamed (s.a.u.s.) janë produkt i regjimit komunist; janë formuar gjatë atij regjimi, ose në familje a mjedise që kanë atë formim.    



           



 



Ligjet e fesë Islame



            Ligjet e fesë Islame synojnë që njerëzit të bëjnë jetë të lumtur në këtë botë dhe që të hyjnë në Xhenet ne botën tjetër. Këto ligje kanë si qëllim të realizojnë dobitë për njerëzit dhe të shmangin dëmet e të këqijat, si në këtë botë edhe për botën tjetër. Islami na i ka lejuar gjërat e mira dhe të këndshme dhe na ka ndaluar vetëm ato që janë të këqija e të dëmshme. Ligjet e kësaj feje, synojnë të mbrojnë interesat jetik: fenë, jetën, mendjen, nderin dhe pasurinë. Është e pamundur që ligjet e Islamit të jenë në dëm të jetës, shëndetit, mendjes, logjikës së pastër, moralit të mirë, jetës së lumtur, zhvillimit të mirë e të dobishëm njerëzor, fitimit të ligjshëm e të ndershëm të pasurisë, pronës së ligjshme; përparimit, zbulimeve dhe njohurive shkencore që shërbejnë për të mirën e njerëzve; shfrytëzimit të dobishëm të burimeve në gjithësi, konkurencës së ndershme. 



            Në saje të ligjeve, normave dhe të drejtave islame njeriu ruan dhe kultivon moralet e bukura, sillet me edukatë me njerëzit; në saje të tyre vendoset drejtësia mes njerëzve, gjykohet me drejtësi, arrin secili të drejtat, nuk cenohen të drejtat e askujt, mbrohet prona, mbrohen të dëmtuarit, përkahen të dobtit, ndihmohen nevojtarët, tregohet kujdes për jetimët, ruhet amaneti, mbahet besa. Ndalohet padrejtësia, hilja dhe mashtrimi. Fëmijët i respektojnë prindërit. Prindërit tregojnë mëshirë të madhe dhe kujdes të madh për fëmijët. Forcohet lidhja prind-fëmijë. Burri dhe gruaja respektojnë të drejtat e njëri-tjetrit. Burri njihet si shtylla dhe kryetari i familjes. Burrat kultivojnë cilësitë e burrënisë dhe e qortojnë zhburrnimin. Gratë gëzojnë statusin dhe të drejtjat si bashkëshorte. Ato kanë të drejtën e pronës, fitimit të pasurisë dhe trashgimisë. Ato nderohen dhe respketohen shumë si nëna; Xheneti është nën këmbët e nënës. Femra kultivon ndjenjat e mëmësisë, tregon mëshirë të madhe për fëmijët dhe pjesëtarët e familjes, si dhe për farefisin. Në saje të zbatimit të mësimeve të Islamit femra ka ndikim të madh për të mbajtur familjen të lidhur, për të mbajtur lidhjet me farefisin dhe për t’u sjellë mirë me njerëzit e për t’u bërë mirë atyre. Femra që zbaton regullat e fesë islame është e moralshme, e ndershme dhe e turpshme.



             Rregullat e fesë islame formojnë familje të shëndetshme, ku njihet e drejta e burrit si i parë, ku burri ka detyrën e mbajtes së familjes dhe plotësimit të nevojave të pjesëtarëve të saj, ku gruaja ka të drejtat si bashkëshorte dhe kryen detyrat bashkëshortore dhe familjare, kur edukoheh fëmijët edhe tregohet kujdes për ta, ku respektohen prindërit, ku zhvillohet jeta, ku priten vizita, ku priten musafirë, ku formohen lidhje të mira. Kjo jetë familjare e trashëguar ndër shekuj te muslimanët është një realitet që nuk e mohon dot kush. Në këto familje prindërit rrisnin dhe edukonin edhe mbi dhjetë fëmijë. Të gjithë fëmijët bëheshin të suksesshëm, të edukuar, të moralshëm, punëtorë dhe të aftë. Pak më pas do përmendin se sot shumica çifteve, për shkak të ndikimit të sistemit të keq social që ka asgjësuar ose dobësuar vlerat familjare, po dështojnë në edukimin e një ose dy fëmijëve!



            Në saje të udhëzimeve të Islamit njerëzit mbajnë lidhjet me farefisin, sillen mirë me komshinjtë, punojnë dhe kontribuojnë në shërbim të shoqësrisë; i mëshirojnë kafshët dhe nuk i keqtrajtojnë ato; kujdesen për higjienën, pastërtinë dhe ambjentin. Nga mirësitë e Islamit është edhe respektimi i të drejtave të punëtorëve, si dhe ndalimi i padrejtësisë dhe i shfrytëzimit të pandershëm.



            Në saje të fesë islame u bashkuan shumë popuj, jetuan në paqe prej shekujsh, shkëmbyen dhe përcollën përvojën dhe njohuritë, zhvilluan marrëdhëniet në shumë aspekte.



            Islami e ndalon imoralitetin, prostitucionin, homoseksualizmin, lesbizmin, ndryshimin e identitetit gjinor, drogën, pijet dehëse, veset e ulta. Synimi i ligjeve dhe dispozitave Islame në këtë vështrim është mbrojtja e nderit, moralit, shëndetit apo sigurisë së individit dhe të shoqërisë. Por ka dispozita që i zbaton veçse shteti dhe organet e tij. Mund të jetë ndonjë dispozitë që ka kushte aq të rëndë për zbatim sa mund të mos jetë zbatuar kurrë sipas këtyre kushteve gjatë historisë islame. Po të shohim thelbin dhe synimin e këtyre ligjeve, do të konstatojmë se ato kanë pasur impakt të madh për ruajtjen e rendit të familjes, dhe për ruatjen e moralit të individit dhe të shoqërisë. Në përgjithësi njerëzit i dënoni veset dhe punët e turpshme, si: imoraliteti, homoseksualizmi. Morali i shoqërisë ishte i lartë. Disiplina që kishte formuar shoqëria nuk lejonte që njerëzit të bënë paturpësi. Prandaj rastete  veprave të turpshme kane qenë të rralla.



Urrejtësit e Islamit nuk shohin pasojat e rënda që ka pervesiteti, imoraliteti, prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore për çiftin martesor, fëmijët, familjen, moralin e shoqërisë, jetën me nder. Ata nuk duan t’ia dinë për të këqijat që shkaktojnë këto vese të ulta, si: dhuna dhe krimi në rritje, sëmundje psikike dhe gjendje depresive, divorce, fëmijë që u mungon kujdesi pridëror dhe familjar, fëmijë që lindin nga marrëdhënie jashtëmartesore, vetvrasje në rritje etj.



            Më lart përmendëm disa nga meritat e ligjeve të Islamit për moralin e njeriut, natyrën e tij, statusin e femrës si nënë, respektimin e prindërve, kujdesin për fëmijët, familjen, shëndetin, sigurinë, qetësinë shpirtërore etj.



 



Pasojat e ligjeve të këqija, mëkateve dhe degjenerimit moral



Në vijim do të vëmë në dukje disa nga të këqijat që kanë shkaktuar lëvizjet, drejtimet, doktrinat, ligjet, idetë dhe propaganda, që nxisin degjenerimin e shoqërisë, prishjen morale, rebelimin ndaj vlerave familjare; që nxisin plotësimin e dëshirave seksuale pa respektuar asnjë normë e ligj moral; që nxisin veset dhe perversitetin, çorientimin seksual, denatyrimin e njeriut, ndryshimin e identitetit të lindur gjinor. Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë synojnë të shembin urrejtësit e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) dhe të ligjeve të Islamit? Në favor të kujt po e hedhin helmin e tyre? 



- Në disa shoqëri shumica e femrave nuk nderohen dhe nuk respektohen si nëna. Fëmijët nuk i shoqërojnë nënat, nuk jetojnë me to, nuk u gjenden pranë, nuk u shërbejnë. Atyre u mungon dashuria dhe dhembshuria e fëmijëve, që për një femër duhet të jetë ndër gjërat më të vlefshme të kësaj bote. Fëmijët nuk e shohin shoqërimin dhe mirësjelljen me nënën, si dhe shërbimin ndaj saj si një mënyrë për të fituar Xhenetin. Këta fëmijë e kujtojnë nënën vetëm një ditë në vit, duke e vizituar dhe duke i dhënë një dhuratë, ndërsa sipas modelit islam fëmija jeton çdo ditë me nënën. Shumë femra të shoqërive të tilla jetojnë me frikën se në pleqëri do të përfundojnë në azilin e pleqve. Kështu, ato kanë frikë se nuk do t’i kenë fëmijët pranë në moshën kur kanë nevojë më shumë për shoqërinë, dhembshurinë, dashurinë dhe shërbimin e tyre. Dhe në fakt kështu ndodh me një pjesë të tyre në pleqëri.



- Një pjesë e femrave shkojnë herët në punë dhe kthehen natën në shtëpi. Ato kryejnë punë të mundimshme dhe të papërshtatshme me natyrën e tyre. Ato nuk kanë kohë të rrijnë sa duhet me fëmijët që të mund të zhvillojnë ndjenjat e mëmësisë dhe të forcojnë lidhjen me fëmijët. Lidhja e fëmijëve me to vjen në ftohje. Edhe ndjenjat e tyre si nëna vijnë në dobësim. Por nuk e mohojmë të drejtën e femrës për të pasur pronë, për të fituar pasuri dhe për punësimin që i nevojitet dhe që i përshtatet asaj.



- Në disa vende gjysma e fëmijëve lindin nga marrëdhënie jashtëmartesore. Këta fëmijë nuk kanë rrënjë në shoqëri. S’kanë jetë familjare. Shumë prej tyre marrin rrugën e veseve dhe punëve të këqija, për shkak të mungesës së kujdesit prindëror. Por formohet ideja se fëmijët janë pronë e shtetit, dhe kështu shteti ka të drejtë t’ia heqë prindërve të drejtën e kujdesit për fëmijët. Kjo po vendos një formë të re skllavërie. Një pjesë e çifteve edhe pse janë të shkolluar dhe kanë vetëm një ose dy fëmijë kanë dështuar në edukimin e fëmijëve; fëmijët po u mërrin rrugë të keqe dhe po rriten me vese. Shumica e prindërve kanë frikë se fëmijët e tyre do të bëhen me vese, se do të pinë drogë, etj. Ka programe që nxisin çorientimin seksual të fëmijëve dhe ndryshimin e identitetit gjinor të lindur.



- Në disa vende nuk respektohen prindërit. Fëmijët kanë idenë se nuk kanë asnjë detyrim ndaj prindërve. Shumë pleq dhe plaka përfundojnë në azile, ku u mungon dashuria, dhembshuria, shoqëria dhe shërbimi i fëmijëve. Shpeshherë po na përcillen ngjarje të keqtrajtimit të pleqve dhe të plakave nëpër azile. Kultura mbizotëruese e tyre është se njerëzit do të kalojnë pleqërinë të vetmuar ose në azile pleqsh.



- Sipas të dhënave statistikore, në disa vende gjysma e njerëzve nuk martohen duke zgjedhur të plotësojnë dëshirat në mënyrë imorale. Edhe gjysma e atyre që martohen divorcohen.  



- Në disa vende shumica e njerëzve nuk kanë familje të mirëfilltë. Burri nuk është i parë i familjes dhe nuk respketohet si i tillë. Ai nuk gjen qetësi tek bashkëshortja. Gruaja nuk e konsideron burrin si shtyllë të familjes, nuk gjen mbështetje tek ai. Dashuria dhe mëshira mes pjesëtarëve të familjes vijnë në zbehje.



- Në Evropë humbin jetën përmes vetëvrasjes afërsisht 1200 fëmijë dhe adoleshentë (mosha 10-19 vjeç) çdo vit. Kjo është një shifër më e lartë se disa vende të tjera, sikurse Shqipëria. Sipas një studimi në Danimarkë përafërsisht një e treta e djemve dhe e vjazave kane raportuar ide vetvrasjeje. Sipas një studimi tjetër në disa vende evropiane rreth 10% e adoleshentëve (15-16 vjeç) kishin bërë të paktën një tentativë vetrasjeje gjatë jetës. Një raport thotë se rreth 9 milionë adoleshentë (mosha 10-19) në Evropë  jetojnë me çrregullime mendore. Ndërsa sipas një raporti të vitit 2025 janë 11 milionë fëmijë në evropë që kanë probleme të shëndetit mendorë. Sipas një raporti, rreth 16% e adoleshentëve (10-19) në Evropë kanë çrregullime mendore. Sipas disa të dhënave statistikore,  ne Evrope 150 milion njerez janë me probleme te shendetit mendor dhe semundje psikike. Ka dhjetra mijëra njerëz që vetëvriten çdo vit në Evropë. Ka edhe vende të tjera veç Evropës që kanë pothuajse të njëjtat shifra problem